Site icon Telegrafi

Ballkani i kthehet fitores, mposht Drenicën dhe rrëmben pozitën e parë në tabelë

Ballkani ka fituar në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superligën e Kosovës.

Therandasit i janë kthyer fitores në kampionat, duke shfrytëzuar terrenin vendas për të marrë një fitore ndaj Drenicës, e cila i ngrit në vendin e parë të tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Ishte sulmuesi anësor, Arbër Hoxha, i cili në minutën e 42-të shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, loja e karakterizua me dy fraksione, ku në fillim më të mirë dhe kërkues ishin vendasit, ndërsa nga gjysma e pjesës së dytë loja i takoi Drenicës.

Megjithatë, Ballkani arriti ta gjej golin e pari pasi në minutën e 47-të ishte mbrojtësi Bajram Jashanica, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Gjithcka çfarë mundi Drenica ishte të shënonte një gol në minutën e 86-të me anë të Dardan Rogovës, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 48 pikë apo një më shumë se Drita e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Drenica zë vendin e nëntë me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, therandasit udhëtojnë te Arbëria, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Llapi. /Telegrafi/

Exit mobile version