Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te KEK-u me rezultat 0-3.
Ballkani ishte më e mirë në fushë që nga fillimi i ndeshjes dhe në minutën e 24-të realizuan golin e parë nëpërmjet Jetmir Topallit për 0-1.
Vendasit arritën të shënonin gol me Torviol Stullqakun, por që gjyqtari anësor Fatmir Abrashi e anuloi atë për pozitë jashtë loje.
Ballkani vazhdoi sulmet dhe në minutën e 38-të gjetën golin e dytë nëpërmjet Aldin Adzovic.
Tre minuta më vonë, Jetmir Topalli shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal në këtë sfidë për 0-3.
Me epërsinë prej tre golave 0-3 të Ballkanit, dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.
Pas epërsisë së lartë nga pjesa e parë, pjesa e dytë u karakterizua me një lojë të qetë nga të dyja skuadrat.
Vendasit tentonin të bënin diçka më shumë por pa arritur të thyejnë mbrojtjen e mysafirëve.
Ballkani me këtë fitore ngritët në pozitën e nëntë në tabelë me 36 pikë të tubuara.
Ndeshjen e radhës Ballkani do ta ketë mjaftë të vështirë pasi përballet me një kundërshtar direkt për t’i ikur barazhit Gjilanin, ndërsa KEK-u luan në udhëtim te Liria. /Telegrafi/