Kampioni i Kosovës, Ballkani ka konfirmuar edhe zyrtarisht largimin e dy kapitenëve të ekipit, Edvin Kuc dhe Armend Thaqi.
Dy nga më të mirët e Ballkanit në vitet e fundit, Kuc dhe Thaqi deklaruar para disa ditësh së do të vazhdojnë karrierën larg Ballkanit.
Mesfushori nga Mali i Zi karrierën pritet të vazhdojë në Neftchi Baku, ndërsa Thaqi në Rumani te CFR Cluj.
Largimi i tyre tashmë është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Ballkanit me anë të një postimi, ku ka falënderuar për kohën.
Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit
Kanë zbritur në fushë për qindra ndeshje!
Në secilën prej tyre veç e veç, u parqitën me motiv e përkushtim të jashtëzakonshëm, duke dhënë shembullin tipik se si duhet sakrifikuar për skuadrën dhe fanellën që bartën.
Atë e djersitën me vetëmohim në çdo minut të betejave futbollistike, e jo rrallë edhe të gjakosur nuk u dorëzuan, duke vazhduar të luftojnë për qëllimet dhe objektivat e klubit.
Ta kesh një kalibër të futbollistit të tillë për ta udhëhequr skuadrën, do të thotë shumë, kurse ne ishim edhe më me fat, pasi dy liderë të tillë i kishim në fushë.
Edvin Kuç dhe Armend Thaqi janë modeli që do t’u shërbejë gjeneratave, janë kulminacioni i profesionistëve sportiv, definicioni i vërtetë i titullit kapiten!
Të gjitha sukseset tona historike, janë të lidhura ngusht me kontributin e çmuar dhe të pa harruar të dy yjeve tanë. Ata do të mbetën përjetësisht kapitenët unik, që si të tillë motivuan bashkëlojtarët e tyre edhe në momente prej më të vështirave, e prijës të tyre ishin edhe në rrugën drejt glorifikimit.
Faleminderit legjenda të FC Ballkanit, ky klub do mbetet shtëpia juaj e përhershme, ku ju presim sërish!
/Telegrafi/