Site icon Telegrafi

Ballkani konfirmon largimin e dy lojtarëve

Klubi therandas, Ballkani ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me dy lojtarët, Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso.

Ballkani ka filluar me largimin e disa prej lojtarëve të panevojshëm, të cilët nuk patën shumë hapësira dhe nuk treguan vlerat gjatë vjeshtës.

Sot (e premte), kampioni i Kosovës ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy sulmues.

 

“FC Ballkani ju njofton se Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso nuk do të jenë më pjesë e klubit tonë”.

“Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës!!”, thuhet në njoftimin e therandasve.

Ndryshe, numri i lojtarëve të larguar te Ballkani tani shkon në katër.

Ermal Krasniqi u shit te CFR Cluj, ndërsa Egzon Sinani u transferua te Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version