Telegrafi

Ballkani kërkon të vazhdojë me fitore në BKT Superligë, Drenica për befasi – formacionet zyrtare

Ballkani e pret Drenicën në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit në këtë takim vijnë pas fitores në kampionat 6-0 ndaj Feronikelit, por në mesjavë ata u eliminuan nga Kupa e Kosovës ku pësuan humbje nga Prishtina.

Drenica vjen pas humbjes befasuese nga Malisheva, derisa synon të shkaktojë befasi në Suharekë.

Vendasit duan tri pikët për të vazhduar të jenë lider dhe të mbajnë distancën me ndjekësit më të afër si Gjilani dhe Drita.

Në anën tjetër drenicasit duan pikët për t’iu larguar pozitave që i dërgojnë në Ligën e Parë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi; Dellova, Emerllahu; Gripshi, Korenica, Krasniqi; Baftiu;

Drenica: Shala; Bejta, Jashari, Arrabal, Veliqi; Thaqi, Gashi; Abazi, Mëziu, Uka; Zabërgja.  

/Telegrafi/