Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë rrugë drejt Republikës Çeke ku do të përballet me Slavia Pragën në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G.
Suharekasit e nisën me barazim ndaj CFR Cluj, derisa synojnë të marrin rezultat pozitivë edhe në Pragë.
Vendasit që janë kampion në fuqi të Republikës Çeke janë favoritët e grupit dhe favorit në letër njëkohësisht përballë Ballkanit, ku kërkojnë tri pikët.
Megjithatë skuadra kosovare ka udhëtuar e motivuar drejt Pragës dhe synon që të shkaktojë një tjetër befasi në Evropë.
Dueli mes Slavia Pragës dhe Ballkanit zhvillohet në stadiumin Fortuna Arena dhe fillon nga ora 18:45.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të xhiros së parë, Grupi G është i balancuar me katër skuadrat si Ballkani, Slavia Pragë, CFR Cluj e Sivaspor që kanë nga një pikë. /Telegrafi/