Telegrafi

Ballkani kërkon pikët e plota ndaj Besës – formacionet zyrtare

Ballkani do të jetë nikoqir i Besës në takimin që luhet në kuadër të javës së 28-të në Supelrigën e Kosovës.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjet që fillon në ora 15:00 në Therandë.

Ballkani aktualisht është në vendin e dytë me 55 pikë, tre më pak se lideri Drita, derisa do e kërkojë fitoren ndaj skuadrës nga Peja.

Në anën tjetër, Besa luan sa për prestigj, pasi tashmë ka humbur shpresat për mbetjen në elitën e futbollit kosovar, shkaku që gjendet në vendin e fundit me vetëm dhjetë pikë.

Formacioni startues i Ballkanit: Ljulanovic, Thaqi, Berisha, Gashi, Hoxha, Gripshi, Korenica, Shala, Krasniqi, Prekazi, Zeka.

Formacioni startues i Besës: Kolaj, Ajdini, Guri, Halili, Xhaka, Salihu, Beseni, Sheqerolli, Qorri, Syla, Tahiri. /Telegrafi/