Ballkani është befasuar në stadiumin e vet duke pësuar nga Arbëria (3-2) në një fazë vendimtare në garën për titull.
Pas kësaj humbjeje, skuadra e Bledi Shkëmbit ka mbetur e treta në renditje, me dy pikë prapa Dritës dhe pesë prapa Prishtinës.
Trajneri i ekipit nga Suhareka ka përmendur dy humbjet e fundit duke thënë se mund të jetë edhe gabimi i tij që nuk po arrin t’i motivojë sa duhet lojtarët duke shtuar edhe lodhjen që bën efektin e vet.
Shkëmbi ka thënë se këto dy humbje e rëndojnë situatën e Ballkanit duke e lënë larg garës për titull kur kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.
Ai ka theksuar se do të përpiqen në takimet e mbetura që së paku të përfshihen në garat evropiane. /Telegrafi/