Site icon Telegrafi

Ballkani i jep fund krizës, fiton me lehtësi përballë Dukagjinit

Ballkani ka fituar me lehtësi në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat 1-2.

Përkundër se rezultati ishte i ngushtë, fitorja e kampionit nuk u diskutua në asnjë mënyrë pasi Dukagjini ishte me lojtarë të rinj në këtë takim me trajnerin Armend Dallku që kishte ruajtur lojtarët kryesorë për çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Vetëm pas një minute, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Meriton Korenicës.

Ishte minuta e 27-të e ndeshjes, kur mysafirët realizuan me Gripshin për 2-0 nga penalltia.

Krejt çfarë bënë vendasit deri në fund ishte goli i nderit nga Rugova për 1-2.

Ballkani vazhdon si lider me 48 pikë, derisa Dukagjini i Klinës mbetet në pozitën e gjashtë me 30 pikë.

Dukagjini sërish do të luaj para adhuruesve të vet derisa pret Fushë Kosovën, ndërsa Ballkani takohet me Malishevën në Suharekë. /Telegrafi/

Exit mobile version