Nënkryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar, ka thënë se nuk ka nevojë të nxitohet me vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur.
Sipas tij, “Ballkani i Hapur është vetëm një nga iniciativat e shumta rajonale dhe nuk ka nevojë të nxitohet me vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi”.
“Ballkani i Hapur është një grup i marrëveshjeve ndërshtetërore që duhet të vendoset nga Parlamenti i Malit të Zi kur të analizojmë të gjitha argumentet – pro dhe kundër. Synimi i Malit të Zi është anëtarësimi në BE”, ka shkruar Konatar në Twitter, përcjell Telegrafi.
CG 🇲🇪 je stožer regionalne saradnje. OB je samo jedna od mnogih regional. inicijativa i nema potrebe žuriti sa odlukom o članstvu CG u Open Balkanu. OB je skup međudržavnih ugovora o kojima treba odlučivati @SkupstinaCG kada analiziramo sve argumente – za i protiv. Cilj 🇲🇪 je 🇪🇺 pic.twitter.com/r2f6Br43OI
— Miloš Konatar (@MilosKonatar) December 14, 2022
Ndryshe, deklarata e Konatar ndryshon dukshëm nga ajo e dhënë pak ditë më parë nga kryetari i partisë së tij dhe kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq.
Abazoviq, pas hapjes së një rruge, iu përgjigj deklaratës së gazetarit se “nëse do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë as kalime kufitare”, për përgjigjur se kjo është gjëja më e mirë, dhe se nuk e di se si dikush është kundër mospritjes në kufij. /Telegrafi/