Ballkani ka arritur ta mposht Prishtinën në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë tregoi lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat edhe pse rastet nga munguan nga të dyja anët.
Bardhë e kaltrit rrezikuan me anë të Abazit dhe Hilës, mirëpo goditjet e tyre i priti Ruxhi.
Ballkani filloi të këndellej përkundër akuzave të Ismet Munishit ndaj gjyqtarëve se skuadra e tij po dëmtohej.
Pjesa e dytë filloi në të mirë të skuadrës nga Theranda që kaluan në epërsi me anë të Blend Baftiu në minutën e 56-të.
Prishtina më pas tentoi që ta barazonte rezultatin, mirëpo skuadra e Armend Dallkut nuk arriti të bënte më shumë dhe pranoi humbjen.
Kjo ishte humbja e parë pas tri fitoreve për Dallkun edhe pse ishin skuadër më e mirë në fushë.
Pas javës së nëntë, Ballkani është lider i Superligës me 20 pikë, ndërsa kryeqytetasit gjenden në të gjashtin me 13 sosh. /Telegrafi/