Ballkani ka arritur të kthehet te fitoret, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-1.
Kjo fitore e ngjet Ballkanin në pozitën e dytë me 23 pikë, një më pak se Gjilani.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Blendi Baftiu me një gjuajte mjeshtërore nga distanca në minutën e 24-të.
Mysafirët u ankuan për pozitë jashtëloje, por që gjyqtari e pranoi golin.
Në pjesnë e dytë Ballkani shënoi edhe dy herë.
Fillimisht rrjetën e gjeti Artur Magani në minutën e 58-të, ndërsa pas gjashtë minutash shënoi edhe Jetmir Topalli.
Krejt cka bëri Flamurtari ishte një gol nga Angel Granchov që gjuajti me kokë pas ndërprerjes dhe realizon për ta ngushtuar rezultatin 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe kjo humbje i mban kuqezinjtë në vendin e 10-të me nëntë. /Telegrafi/