Telegrafi

Ballkani fiton minimalisht ndaj Llapit dhe rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka triumfuar minimalisht 1-0 në shtëpi kundër Llapit në javën e 34-të në Alib Mall Superligën e Kosovës.

Vendasi e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar nëpërmjet Kuçit, por goditja e tij u ndal nga portieri mysafir.

Në minutën e 12-të, edhe Meriton Korenica testoi Avdylin, por ai ishte i vëmendshëm dhe priti goditjen e tij.

Rasti erdhi më pas për Lindon Emërllahun (26’), por as ky nuk ia doli ta mposhte gardianin e skuadrës nga Podujeva.

Mirëpo, pesë minuta kaluan nga rasti i tij dhe Albion Rrahmani e mposhti Avdylin me një goditje me kokë, ndërsa Lorenc Trashi ishte asistues.

Dy skuadrat patën lojë edhe më të fortë në 45 minutat e dytë, por që rrjetat mbetën të paprekura.

Natyrisht se kampioni në fuqi sërish kishte iniciativën, por që ishin më fat që në fund morën pikët e plota në një takim aspak të lehtë.

Pas javës së 34-të, Ballkani është rikthyer si lider me 69 pikë, ndërsa Llapi në të gjashtin me 42 sosh. /Telegrafi/