Site icon Telegrafi

Ballkani fiton lehtësisht ndaj Llapit dhe vazhdon të jetë lider i vetëm në Superligë

(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Ballkani është rikthyer te fitoret në kampionat, teksa ka mposhtur Llapin lehtësisht 4-2.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka qenë më e mirë që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund të saj.

Vetëm pas 12 minutave lojë Ballkani shënoi golin e parë, kur realizoi Nazmi Gripshi për 1-0.

Ermal Krasniqi u përkujdes për të shtuar epërsinë e vendasve në 2-0 në minutën e 24.

Ballkani nuk i ndali sulmet në asnjë moment në pjesën e parë teksa shënoi edhe dy gola të tjerë.

Nazmi Gripshi realizoi në minutën e 38-të për 3-0, teksa Mirlind Daku gjashtë minuta më vonë për 4-0.

Me epërsinë prej katër golave të vendasve skuadrat shkuan në pushim mes dy pjesëve.

Ballkani në pjesën e dytë luajti më qetë duke mos shpenzuar shumë energji, teksa mysafirët shënuan edhe dy gola

Elvis Prenci në minutën e 52-të dhe Ahmed Januzi në të 80-tën realizuan për rezultatin përfundimtar 4-2.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon të mbetet lider në tabelë me 29 pikë pas 12 ndeshjeve, tri më shumë se Drita që ka një lojë më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Exit mobile version