Ballkani e ka nisur me fitore edicionin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit kanë triumfuar me rezultat të thellë 0-3 në udhëtim te Besa e Pejës.
Fituesi i ndeshjes u përcaktua në 45 minutat e para të saj, pasi të tre golat ranë në fraksionin e parë të ndeshjes.
Edvin Kuc realizoi në minutën e 22-të për t’i dhuruar Ballkanit epërsinë në 0-1.
Krejt në fund të pjesës së parë, suharekasit realizuan edhe dy gola të tjerë me autor të njëjtë, Blend Baftiu (44′ dhe 45′).
Në pjesën e dytë skuadra e Blendi Shkëmbit administroi mjaftë mirë rezultatin dhe në fund morën tri pikë të mëdha nga kjo ndeshje.
Ballkani vazhdon ndjekjen ndaj Dritës, pasi zë vendin e dytë në tabelë me 41 pikë, tri më pak se kampioni në fuqi.
Në anën tjetër Besa e Pejës mbetet e fundit në tabelë me gjashtë pikë pas 19 ndeshjeve. /Telegrafi/