Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani është nikoqir i Klaksvik në ndeshjen e parë të raundit të tretë para-kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë si vendas, ndërsa pret klubin nga Ishujt Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00.
Ekipi i Ilir Dajës është në formë të lartë pas dy fitoreve të mëdha ndaj La Fiorita në raundin e kaluar dhe synon të bëjë një hap të madh me një fitore në ndeshjen e sotme.
Në anën tjetër, mysafirët kanë eliminuar Sutjeskan falë vetëm një goli, por sigurisht që do të tentojnë befasinë në ndeshjen e sotme.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, apo më saktë me 11 gusht. /Telegrafi/