Ballkani e ka filluar mbrojtjen e titullit në Albi Superligën e Kosovës me fitore, pasi në shtëpi ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0.
Kampioni në fuqi e filloi mjaft mirë ndeshjen, duke bërë presion nga minuta e parë.
Djelmoshat e Ilir Dajës kishin shanse të mira shënimi, por që u mungoi konkretizimi.
Mirëpo, ishte minuta e 45-të e takimit, kur kapiteni Edvin Kuç shënoi për 1-0.
Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në pjesën e dytë raste pati, por jo edhe gola.
Drenica filloi të merrte më shumë nga loja e tyre dhe të krijonte raste, por suharekasit ishin të mirë organizuar.
Deri në fund, Ballkani ia doli të mbante epërsinë, për t’i fituar tre pikët e para, derisa Drenica që luajti ndeshjen e dytë, mbetet ende pa pikë. /Telegrafi/