Site icon Telegrafi

Ballkani, Drita dhe Llapi mësojnë kundërshtarët për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Është hedhur shorti për rrethin e tretë të garës së tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Kosova në këtë garë përfaqësohet me tre skuadra si kampioni në fuqi Ballkani, Drita dhe Llapi që tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarët në rast se kalojnë në rrethin e tretë.

Ballkani në rrethin e dytë përballet me skuadrën malteze Harmun, Llapi me atë daneze Brondby derisa Drita ndaj islandezëve të Breidablik.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani në rast se eliminon Harmunin e Maltës atëherë do të përballet me Larnen.

Skuadra gjilanase Drita ka kundërshtar në rrethin e dytë skuadrën islandeze Breidablik dhe kërkon të kaloj tutje.

Në rast se bardhekaltërtit nga Gjilani eliminojnë skuadrën islandeze do të përballen me fituesin e ndeshjes FK Auda vs Cliftonville.

Llapi që është eliminuar nga Liga e Evropës në rrethin e dytë takohet me skuadrën daneze Brondby.

Nëse Llapi eliminon gjigantin danez Brondby, atëherë në rrethin e tretë do të takohet me fituesin e ndeshjes Legia e Varshavës vs Caernarfon Town./Telegrafi/

Exit mobile version