Site icon Telegrafi

Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e kthimit

Ballkani, Drita dhe Dukagjini do të zbresin në fushë javën e ardhshme për ndeshjet e kthimit në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në udhëtim te Larne në Irlandë pas fitores 3-0 në Prishtinë.

Dueli në Belfast do të gjykohet nga gjyqtari islandez Vilhajlmur Thorarinsson me ndihmësit Gylfi Mar Sigurdson dhe Birkir Sigurdarson.

Drita pret Plzenin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe pas befasisë në ndeshjen e parë 0-0 synon të bëj mrekulli duke eliminuar gjigantin çek.

Dueli mes Dritës dhe Plzenit do të gjykohet nga gjyqtarët danez Jakob Alexander Sundberg me ndihmësit Deniz Yurdakul dhe Jakob Mastrup.

Ndërkohë Dukagjini i Klinës përballet me Rijekën në Kroaci pas humbjes 0-1 në Prishtinë.

Kjo sfidë do të gjykohet nga gjyqtarët irlandez Jamie Robinson me ndihmësin Paul Robinson dhe Ryan Kelsey. /Telegrafi/

Exit mobile version