Në Suharekë u zhvillua dueli i javës së gjashtë të Ipko Superligës së Kosovës, ku Ballkani dhe Trepça barazuan pa gola.
Pjesa e parë u dominua tërësisht nga vendasit, të cilat kishin posedimin e topit, por edhe rastet.
Vendasit rrezikuan disa herë me anë të lojtarëve si Jetmir Topalli dhe Manveski, ndërsa nuk gjetën dot golin.
E njëjti tregim u përsërit edhe në pjesën e dytë, ku Ballkani tregoi performancë më të mirë, por i mungoi vetëm goli.
Me këtë barazim Ballkani ka tetë pikë pas gjashtë javëve në pozitën e pestë, ndërkaq Trepça 89 ka gjashtë pikë në vendin e tetë. /Telegrafi/