Telegrafi

Ballkani dhe Llapi marrin rezultatet e testeve, dalin negativ me COVID-19

Dy nga skuadrat e fundit që ishin testuar ishin Ballkani dhe Llapi, që kanë marrë sot rezultatet për COVID-19.

Futbollistët dhe stafet e këtyre dy skuadrave kanë rezultuar negativ nga rezultatet e testeve.

Ka qenë fillimisht Llapin që i ka konfirmuar rezultatet në faqen zyrtare të tyre.

“Komunikatë në lidhje me testimet e skuadrës për COVID-19. Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus”.

“KF Llapi vazhdon sigurtë me ecurinë e përgaditjeve para rifillimit të edicionit dhe njëherit u bën thirrje të gjithëve të zbatoni rregullat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Pas tyre në orët e vona të mbrëmjes ka qenë edhe Ballkani që e ka konfirmuar të njëjtën gjë.

“Në hapësirat e FC Ballkani, Instituti për Shëndetësi Publike ka kryer testime për Covid 19 ku i gjithë stafi dhe lojtarët kanë rezultuar negativ”.

“Në si klub falënderojmë institutin për shërbimin e ofruar duke u zotuar se me vëmendje të shtuar do t’i përmbahemi çdo rekomandimi të dal nga ky institucion prestigjioz, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Faleminderit”, thuhet në njoftimin e liderit të Superligës. /Telegrafi/