Site icon Telegrafi

Ballkani dhe Feronikeli ndahen në paqe, gjithçka e hapur për ndeshjen kthyese

Ballkani ka pritur Feronikelin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, që u mbyll në barazim pa gola (0-0).

Ndeshja ishte e mirë dhe me raste, por sulmuesin nuk arritën të shënonin të paktën njëherë.

Fillimi i ndeshjes i takoi Feronikelit që tentoi dy herë me Harmon, pastaj edhe me Mendurim Hotin, por që nuk ishin të saktë.

Ballkani u kundërpërgjigj me Edvin Kuç dhe Mirlind Dakun, por as këta nuk arritën të shënonin.

Pjesa e parë nuk solli diçka tjetër, ndërsa në pjesën e dytë rastet ishin edhe më të mira.

Mendurim Hoti dhe Lapidar Lladrovci kishin rastet më të mira, por nuk ishin të saktë.

Për Ballkanin ishte Daku që tentoi dy herë, por që nuk zhbllokoi rezultatin.

Finalisti do të mësohet në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas dy jave. /Telegrafi/

Exit mobile version