Telegrafi

Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët në rast se kualifikohet në Play-Off të Ligës së Konferencës

Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët për fazën e Play-Off-it të Ligës së Konferencës.

Dy skuadrat kosovare ndodhen në rrethin e tretë dhe në rast se kalojnë tutje në Play-Off tanimë kanë mësuar edhe kundërshtarët.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani në rrethin e tretë do të përballet me skuadrën irlandeze Larne.

Ndërkohë Drita në këtë fazë të garave do të ndeshet me skuadrën Auda nga Letonia.

Në rast se Ballkani arrin ta eliminoj skuadrën irlandeze Larne, atëherë në Play-Off do të takohet me humbësin e duelit Dinamo Minsk – Lincoln Red Imps.

Përveç Ballkanit, edhe skuadra tjetër kosovare Drita ka mësuar kundërshtarin në rast se shkon në Play-Off.

Bardhekaltërtit nga Gjilani nëse eliminojnë Audan e Letonisë, në Play-Off do të përballen me fituesin e duelit Legia Varshavë – Brondby. /Telegrafi/