Super përballje na pret në Suharekë në kuadër të xhiros së 13-të në BKT Superligë.
Ballkani është nikoqir i Dritës së Gjilanit në derbin e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.
Dy skuadrat janë pretendente për titull dhe ky takim pritet të jetë i zjarrtë në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Vendasit kanë 21 pikë pas 12 ndeshjeve, derisa Drita mbanë vendin e parë me një pikë më shumë.
Tanimë dy trajnerët, Bekim Isufi i vendasve dhe Ardian Nuhiu i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi, Kuc, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Solomon
Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakcori, Namani, Broja, Vucaj, Fazliu, Ajzeraj, Simonovski.
/Telegrafi/