Në Kosovë ende nuk ka mbërritur coronavirusi, por masat për ta parandaluar atë tashmë veçse kanë filluar të merren edhe nga klubet sportive
Më parë, Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim ku kërkohej që klubet të vendosin dezinfektuesve të duarve në zhveshtore.
Po ashtu u kërkua që as lojtarët dhe pjesët e stafeve të klubeve të mos përshëndeten.
Por, ekipi i parë që ka reaguar duke i dezinfektuar zhveshtoret dhe stadiumin në përgjithësi, është lideri i Superligës, FC Ballkani.
“FC Ballkani është shtëpi e madhe dhe ka zot shtëpie. Shëndeti është primar”, shkruhet në fotot e postuara nga klubi.
Ndeshjet e Superligës do të zhvillohen, por pa praninë e shikuesve. /Telegrafi/