Ballkani dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Bekim Isufit vjen nga një formë jo e mirë me dy humbje nga tri ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores për të vazhduar serinë.
Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit vjen nga një fitore e madhe pas pesë humbjeve radhazi dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive.
Isufi ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa Thaqi starton me më të mirët.
Ballkani: Frashëri; Bytyqi, Jashanica, Hoxha, As.Thaqi; Kuc, Gashi; Gripshi, Baftiu, Krasniqi; Solomon;
Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Hoti, Dumani; Bruqi, Vitija; Oliver, H. Hyseni, Binishi; Stullaqku;
/Telegrafi/