Telegrafi

Ballkani barazon pa gola ndaj Flamurtarit

Ballkani nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim pa gola në duel me Flamurtarin.

Ndeshja ishte e fortë dhe me raste, sidomos nga ana e Ballkanit që goditën edhe shtyllën.

Rastin e parë e kishte Flamurtari që provoi me Festim Krasniqin nga goditja e dënimit, por Armend Ruxhi ishte në vend.

Ballkani rrezikoi me Jetmir Topallin, por që ishte në pozitë jashtë lojës.

Në pjesën e dytë suharekasit rritën ritmin për të gjetur golin.

Blend Baftiu kishte disa raste të mira, por Nika ishte në vend, duke mbrojtur dy herë portën.

Krejt në fund i njëjti lojtar goditi shtyllën, duke treguar se Ballkani nuk kishte fat. /Telegrafi/