Telegrafi

Ballkanasit lusin njëri-tjetrin në kërkim të turistëve

Kriza ekonomike aktuale ka krijuar një miqësi të panjohur më parë mes Ballkanasve. Qeveria e Malit të Zi ftoi dje turistët nga Shqipëria të vizitojnë këtë vend, duke premtuar ccmime "në përputhje me kushtet e krijuara nga kriza". Kroacia, e cila gjatë dekadës së fundit parapëlqente të refuzonte turistët ballkanas dhe shpresonte të bëhej "destinacion luksi", i shtriu dorën ish-armiqve serbë dhe i ftoi për pushime.

Të dhënat paraprake flasin për ulje me 20 për qind të numrit të turistëve të huaj në këtë vend gjatë pjesës së parë të këtij viti. Hotelet pothuajse i kanë përgjysmuar ccmimet e fjetjes në bregdetin Dalmat, me shpresë se do të bindin turistët të kthehen.

Malazezët patën filluar të tërheqin turistë nga vendet perëndimore vitin e kaluar dhe u bënë refuzues përkundrejt turistëve të varfër nga vendet e tjera të Ballkanit. Por dje, ministri i turizmit Predrag Neneziç, i bëri një ftesë të drejtpërdrejtë shqiptarëve dhe kosovarëve, gjatë një takimi me agjenci turistike, duke dhënë shenja të qarta se objektivi për t‘u bërë destinacion luksi, është lënë mënjanë.

Ekonomia malazeze është goditur më shumë sesa vendet e tjera të Ballkanit nga kriza. Gjatë vitit të kaluar, 30 mijë shqiptarë kaluan 155 mijë netë turistike në vendin fqinj. Numri i shqiptarëve që kanë vizituar këtë vend ka ardhur në rënie në raport të drejtë me rritjen e çmimeve.

Qeveritë e Kroacisë dhe Malit të Zi janë angazhuar gjatë muajve të fundit të bindin operatorët turistikë të ulin ccmimet, ndërsa kanë ditur të reklamojnë uljet. /shqip/