Ka reaguar Ballkan Petroleum ndaj lajmit të publikuar në Telma, të transmetuar edhe nga portalet në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Investuesi i Balkan Petroleum Holding Limited, Aleksandar Kaplan, nuk ka asnjë lidhshmëri me asnjë kapital të dyshimtë dhe me biznesmenin ukrainas Sergei Kurchenko dhe kompaninë Vetek.
Aleksandar Kaplan është një profesionist i kalibrit të lartë i cili ishte ftuar të punojë për Vetek në vitin 2013 dhe ka punuar për kompaninë vetëm tre javë (prej marsit 2013 deri në prill 2013) dhe është larguar nga kompania për shkak të mospajtimeve me pronarin. Ky dokument është i kapshëm për publikun dhe mund të gjendet në (http://news-w.com/62938-5478/,http://m.1prime.ru/Energy/20130426/763089371.html)
Duke pas parasysh të lartpërmendurën, e në pajtim me neni 11 dhe 13 të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje të Republikës së Maqedonisë, kërkojmë publikim të faljes publike dhe tërheqje të të pavërtetave të publikuara në portal në të njëjtin vend ku është publikuar teksti”, thuhet në reagimin e Ballkan Petroleum./Telegrafi/