Balkan Natural Adventure njofton se i është dhënë niveli i partnerit në sistemin e certifikimit të turizmit të qëndrueshëm “Travelife”.
Sipas kompanisë, ky nivel i vërteton përpjekjet afatgjate për qëndrueshmëri dhe përgjegjësisë sociale korporative.
“Balkan Natural Adventure respekton më shumë se 100 kritere që kanë të bëjnë me menaxhimin e zyrës së tour-operatorit, produktet e ofruara dhe informacionit që i jepen partnerëve ndërkombëtar dhe klientëve individual. Niveli i partnerit si standard përfshinë temat e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave sa i përket ambientit, biodioversitetit, të drejtave njerëzore dhe të drejtave të punës të përfshira në ISO 26000”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kompania është pjesë e projektit “Sustour” të përkrahur nga BE-ja me jetëgjatësi nga 2020 në 2023 që ka për qëllim të promovojë qëndrueshmërinë në mesin e tour-operatorëve të Evropës. Projekti përkrahë rreth 600 ndërmarrje të vogla dhe të mesme duke përmirësuar performansën e tyre përmes trajnimeve, mentorimit dhe përkrahjes peer-to-peer.
“Jam shumë i kënaqur që shoh se certifikimi i tour-operatorëve është duke arritur një momentum. Vlerësimi si partner i Balkan Natural Adventure do të inspirojë kompani të tjera në Evropë që të përcjellin rrugën e njëjtë”, ka thënë Naut Kusters, menaxher i Travelife for Tour Operators.
Ndërsa, shefi i operacioneve të Balkan Natural Adventure, Nol Krasniqi ka thënë se “ky nivel në Travelife do e frymëzojë kompaninë edhe më shumë që të kujdeset për qëndrueshmërinë ambientin”.
Travelife është certifikues lider në qëndrueshmëri në sektorin e udhëtimit. Më shumë se 35 asociacione janë duke e përkrahur këtë certifikim duke përfshi edhe SMAL, APAVT, UHPA, ANVR, ABTA, PATA dhe të tjera.