Telegrafi

Ballisti arrestohet në Kroaci

Tifozi i njohur i kombëtares shqiptare, Ballist Morina, është arrestuar në Kroaci pasi po kalonte kufirin kroato-malazez i pa pajisur me dokumente.

Burime të “Opinion.al” tregojnë se Morina kishte udhëtuar nga Italia për në Shqipëri më datë 5 qershor pasi babai i tij kishte ndërruar jetë.

Këtë udhëtim ai e ka bërë pa dokumente, të cilat janë të sekuestruara nga policia italiane që pas arrestimit në Xhenoa.

Disa ditë më pas Ballisti është nisur për t’u kthyer në Itali dhe kur ka tentuar të kalojë kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, është ndaluar nga policia kroate.

Familjarët e tij kërkojnë ndihmë nga autoritetet shqiptare pasi për të qëndron ende në fuqi një urdhër-arresti nga autoritetet serbe dhe në rast të një ekstradimi në Serbi, jeta e tij do të ishte në rrezik.