Telegrafi

“Ballistët” e Tetovës i bashkohen “Dardanëve” për ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Tifo-grupi nga Tetova, ‘Ballistët’, kanë marrë një vendim të madh para ndeshjeve të marsit, që luhen në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Ballistët’ sot kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku sot kanë vizituar ‘Dardanët Fan Club’.

Një nga tifo-grupet më të mëdha në Maqedoninë Veriore kanë vendosur të japin mbështetjen e tyre për Kosovën, njofton faqja zyrtare e ‘Dardanëve’.

Kosova dhe Maqedonia Veriore përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, në Shkup, më 26 mars.

Kosova, si gjithmonë, do të ketë përkrahje edhe nga tribunat.  /Telegrafi/