Një ngjarje e hidhur ka ndodhur në stadiumin e Çairit ku janë përleshur dy tifozeritë shqiptare, ajo e Shkëndisë “Ballistët” dhe tifo grupi i Shkupit “Shvercerat”, gjatë ndeshjes Shkëndija- Sileksi.
Ndeshja është ndërprerë për tetë minuta deri në qetësimin e situatës, raporton televizioni Shenja.
Nuk dihen arsyeja që shtiu deri tek ky incedntient, në kushte kur situata ishte shumë e qetë. Në fillim kanë filluar ofendime verbale mes palëve e më pas janë hedhur gjësende mes tyre.
Ajo që është për tu habitur është roli i forcave të policisë të cilët në momente ishin vetëm shikues të situatës në vend që të qetësojnë atë.
Forcat e rendit kanë shoqëruar dy persona, ndërsa pritet që më vonë të ketë edhe detaje tjera rreth këtij incident.
Përndryshe Shkëndija shënoi fitore ndaj Sileksit me rezultatin 3-1.