Telegrafi

“Ballë për ballë” me luanin – jo për “luftë”, por për të luajtur (Video)

Luani është një prej kafshëve më të egra të planetit dhe të dalësh ballë për ballë me të mund të jetë vdekjeprurëse.

Por ky nuk është rasti i videos së mëposhtme, përcjell tch.

Në fakt bëhet fjalë për diçka krejtësisht të kundërt nga kërcënimi që mund të ofrojë kjo kafshë e rrezikshme, dashuria që ka për personin që e ka rritur.

Në pamje dallohet Kiara, luanesha, e cila i hidhet në qafë Adolfos, jo për ta kafshuar, por për të luajtur me të duke treguar edhe mirënjohjen që ka për të.