Telegrafi

Ballardini: Lazio ka kapacitet për gjithçka këtë sezon

“Mendoj se kemi një ekip i cili mund të luftojë në nivelin e secilit kundërshtar. Kemi lojtarë me kualitet dhe qëndrueshmëri, andaj kur i kemi këto veçanti mund të arrijmë gjithçka”, ka thënë Ballardini.

Ballardini tashmë ka arritur sukses me Lazion pasi morri drejtimin e skuadrës nga Delio Rossi këtë verë. Ai fitoi Superkupën e Italisë, pasi mposhti Interin me rezultat 2-1 në Pekin, si dhe fitoi me rezultat 3-0 ndaj Elfsborg në Europa League këtë javë.

Lazio sot pret në fushë të vet Atalantan në javën e parë të sezonit të ri në Serie A.