Telegrafi

Ballardini: Do të fokusohemi në Serie A

Ballardini e ka quajtur si të tmerrshme kampanjën e tyre në Grupin G të garës evropiane, duke thënë se tash do të fokusohen në kampionatin vendor.

“Tash, ne duhet të përqendrojmë vëmendjen në ligë dhe dua t’ia dalim mirë. Kundër Interit kemi një objektiv tjetër, por do të shkojmë në Milano për t’ia dalë mirë”.

“Kemi nevojë të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme për të siguruar rezultat pozitiv edhe pse nuk jemi në kushtet më të mira për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ish-trajneri i Palermos./Telegrafi/