Telegrafi

Ballafaqimi i qenit të guximshëm me luanin e malit, për ta mbrojtur pronarin (Video)

Qeni i quajtur Timber, është treguar i guximshëm në ballafaqimin me një luan të malit dhe e mbrojti pronarin, derisa po shëtisnin në malet e Sayward të Kanadasë.

Kafsha e llojit labrador, ka lehur në drejtim të grabitqarit të rrezikshëm, duke mos u zmbrapsur për asnjë moment, transmeton Telegrafi.

“Si mirëmbajtës i pyjeve, më duhet të kem edhe një qen që të më paralajmërojë rreth ndonjë kafshe të egër. Nuk e prisja se do më mbronte edhe prej luanit” e ka përshkruar ai ngjarjen.

Në momentin që e ka ndërprerë filmimin, ai ka marrë një shkop për ta trembur sulmuesin. Meqenëse shkopi ishte i shkurtër, atij iu nevojit të bërtiste dhe të kërkonte disa gurë me të cilat do ta godiste për ta larguar.

Mësohet se ai është punonjës i pyllit dhe ishte duke regjistruar zonën me tablet, kur iu paraqit luani. /Telegrafi/