Sa herë vjen 5 marsi, Prekazi është vendi ku mësyhet nga shumë qytetarë. Por, veç tyre, në 18-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, rrugë drejt këtij fshati mori edhe presidenti në ardhje, Hashim Thaçi.
Ky u pa tek varrezat e Jasharajve, 15 minuta më herët sesa që ishte paralajmëruar vizita e tij. E, kjo bëri që ai të takohet me delegacionin AAK-së të prirë nga Ramush Haradinaj.
Thaçi pati një përshëndetje të veçantë për ta: Ku jeni komandanta? Por, një e tillë nuk iu kthye.
Në ditën e partë të Epopesë UÇK, në Prekaz, përpos Thaçit e Haradinajt, homazhe bëri bëri edhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën. /Klan Kosova/