Ish-mesfushori i Chelseat dhe Bayern Munichut, Michael Ballack ka sqaruar pse refuzoi Manchester Unitedin dhe zgjodhi Blutë.
Ballack ka zbuluar se nuk ka keqardhje për vendimin e tij për t’u bashkuar me Chelsean në vend të Unitedit.
“Ata [Man Utd] ishin pak më mirë se ne për tre vitet e para, veçanërisht duke fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Ballack për Sky Sports.
“Ishte një ndeshje e ngushtë dhe ishte ky moment më pafat kur rrëshqiti John Terry në gjuajtjen e penalltisë. Por, ky është futbolli dhe nuk është diçka që mund ta shpjegoni më pas, ose të thoni që kjo është e drejtë dhe kjo është e gabuar”.
“Ky është futbolli. Është vërtet e ngushtë dhe e vështirë marrja e vendimeve … këto ishin vendime në një nivel të lartë për mua”.
“Vendimi për të shkuar te Man United ose Chelsea në moshën 29-vjeçare nuk ishte diçka për të cilën pendohem”, përfundoi gjermani.
Ndryshe, Ballack fitoi me Blutë çdo trofe të mundshëm në Angli, nga Liga Premier, deri tek Kupa FA, Kupa e Ligës dhe Superkupën e Anglisë. /Telegrafi/