Telegrafi

Ballack: Terry do të mbetet lojtar i Chelseat

“Të jem i sinqertë, kam lexuar për këtë gjë nëpër gazeta. Ai është një pjesë e rëndësishme e Chelseat dhe ka luajtur këtu për një kohë të gjatë”.

“Ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë, mirëpo tani për tani të gjithë shpresojnë që ai do të qëndrojë”.

“Nuk dëshiroj të flas më shumë për bisedën që kam pasur me të, mirëpo unë mendoj se ai do të vazhdojë të luajë për Chelsean. Të gjitha të tjerat janë spekulime”, ka thënë Ballack për “Sky Sports News”.