Telegrafi

Ballack të padisë Boateng

“Secili spektator e ka parë çfarë bëri Boateng. Ajo ishte qartë një ndërhyrje me qëllim, për të lënduar Ballackun. Ne jemi duke shqyrtuar mundësinë e veprimeve ligjore”.

“Ne jemi duke menduar për ta çuar çështjen në gjyqin civil, por dënimi kriminal është gjithashtu një opsion. Ju nuk mund t’i thyeni ashtu rregullat për të lënduar kundërshtarin. Nuk është se fusha e futbollit është vendi ku nuk ekziston ligji, pavarësisht çfarë mendon Boateng”, tha Michael Becker për Bild.

Agjenti i Ballackut shtoi se mesfushori do të humbë së paku 1 milionë euro nga të ardhurat prej sponsorëve dhe bonuseve tjera për shkak të mungesës dy mujore, e shkaktuar nga ndërhyrja brutale e Boateng. /Telegrafi/