Telegrafi

Ballack mungon në Botëror?

Ballack u dëmtua në finalen e FA Cup të shtunën ndaj Portsmouthit, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Kevin Prince-Boateng, që e detyroi atë të largohej nga fusha.

Pas skanimeve të para, është konstatuar se Ballack ka dëmtuar ligamentet e gjurit, me ç’rast stafi mjekësor i Gjermanisë është detyruar ta lë atë jashtë Botërorit. Ballack pritet t’u kthehet fushave pas dy muajve. /Telegrafi/