Telegrafi

Ballack i thotë Fergusonit: Asnjëri nuk ishte gjerman

Ballack thotë se ai ka ndjenjë kënaqësi duke parë ish-ekipin e tij Bayern Munich të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori gjerman po ashtu ka qeshur kur ka kuptuar rrëshqitjen e Ferguson që i quajti ‘gjermanë tipik’, lojtarët e Bayernit që bënë presion në arbitrin për të ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin Rafael.

“Ishte një gjë e çuditshme për t’u thënë pasi asnjëri prej atyre lojtarëve që shkuan te arbitri nuk ishte gjerman”, ka thënë Ballack. /Telegrafi/