Telegrafi

Ballack dëshiron vazhdimin e kontratës para Botërorit

Mesfushori gjerman do të jetë pa kontratë gjatë kësaj vere dhe ende po diskuton vazhdimin e saj me kampionin e ri të shpallur të Ligës Premier. Klubi më herët gjatë javës bëri të ditur se nuk do të ketë negociata deri pas fundit të finales së Kupës FA që Chelsea e zhvillon të shtunën kundër Portsmouth.

“Roman Abramovich do të zhvillojë diskutime për kontratat sapo të përfundojë sezoni. Nuk dua ta gjykoj këtë dhe duhet ta pranoj. Por gjithçka bëhet më e vështirë me kalimin e kohës”, ka thënë Ballack. /Telegrafi/