Site icon Telegrafi

Balla viziton në spital vajzën e përdhunuar në Vlorë: Pandëshkueshmëria do marrë fund

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar këtë të mërkurë 26-vjeçaren në Vlorë e cila u përdhunua nga tre persona.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se pandëshkueshmëria do të marrë fund duke theksuar se në Vlorë shkoi për t’i dhënë mbështetje viktimës që ka rënë pre e abuzimit seksual dhe familjarëve të tij.

Balla ka bërë apel që qytetarët dhe gazetarët të kenë besim te drejtësia deri sa të zbardhet çështja.

Lexo po ashtu Përdhunuan 26-vjeçaren, lihen në burg dy të rinjtë në Vlorë

“Nuk është e vërtetë që policia ka reaguar me vonesë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. E para është që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë pasi vajza mund të ishte motra jote, motra ime dhe motra e secilit prej nesh. Është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që u garantojë se do marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë që ka rënë pre e kësaj dhune. Kam ardhur këtu t’i ofrojë mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj dhe kini besim te drejtësia. Do ju lutem që edhe emrat e personave të dyshuar merrni me kujdes deri kur të shprehet drejtësia. Jam këtu për të dhënë një mesazh kundër dhunës seksuale. Apeli im është që hiqni dorë nga përdorimi I emrave dhe kini besim te drejtësia”, tha Balla. /Telegrafi/

Exit mobile version