Site icon Telegrafi

Balla ashpërson gjuhën, i drejtohet Berishës në Kuvend: “Ti PS-së…”

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur provokim uljen e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës në anën e të majtëve sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Balla gjatë një momenti debati me ish-kryeministrin i ka thënë këtij të fundit “ti PS-së i ha atë”.

“Turp nuk ka më, burrëri s’ka më. Më lini ta mbaroj fjalën. Ta mbaroj 2 sekonda. Më lërë ta mbaroj. Nuk ndodh asnjëherë që unë të vij të ulem në reshtin tuaj as dhe ky njeriu që kërkon sherr dhe luftë sa i herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjë reagim sepse burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë, e me menduam se kishte nga mosha, nuk qëndron dot në këmbë. Sa i përkët asaj që tha këtu që ky pisllëku kërkon që të vijë këtu në parlament se ky i përfaqëson më mirë socialistët, ku PS-së i ha atë …. Ky PS-së, ky njeriu nuk i afrohet dot kurrë. Në këto 30 vite PS ka kontribuar për të mirën e këtij vendi”, u shpreh Balla.

Më herët Berisha para se të merrte fjalën në Kuvend u ul në karriget e socialistëve, një veprim ky që ngjalli debat. /Euronews Albania/

 

Exit mobile version