Site icon Telegrafi

Balla: PD-ja gjendet në ditët e saj më të këqija

Menjëherë pas mbylljes së seancës plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se PD-ja gjendet në ditët e saj më të këqija. Duke ironizuar, Balla theksoi se grupi parlamentar i PD-së bie dakord në darkë me Lulzim Bashën, e zgjohet në mëngjes me Saliun.

“PD-ja është në një situatë të vështirë. Nuk ka qenë më keq se sot, në darkë bie dakord me Lulin, në mëngjes e pret Saliun. Mbrëmë ishte një lajm i mirë, se kemi përparuar me reformën, dhe në mëngjes Saliu i jep urdhër grupit parlamentar që të prishin punimet e një seance plenare”, tha deputeti i mazhorancës.

Më tej ai pohoi se i deputeti i PD-së, Sali Berisha ka papajtueshmëri mandati. “Edhe çështjet që ngrihen mbi bazë të parimeve, nuk qëndrojnë. Edhe ky që sapo foli ka një qerre me probleme me drejtësinë dhe arsyeja që po bllokon reformën në drejtësi, është njeriu që mundohet të bllokojë. Rrinte i ulur vet dhe u jepte urdhër deputetëve të PD-së t’i binin bankave”, vijoi Balla.

“Çdo vendim i Kuvendit që lidhet me një kërkesë për papajtueshmëri shkon në Kushtetuese. Si në këtë rast, pala kërkuese ka legjitimitetin e plotë pa i rënë bankave ta çojë në kushtetuese. Nëse ka njeri që ka problem mandati është Sali Berisha”, theksoi deputeti i PS-së. /Telegrafi/

Exit mobile version