Telegrafi

“Balkan’s not dead” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kompania Teatrore nga Parisi, “Syldavie”, prezanton një shfaqje në të cilën myslimanët dhe të krishterët e Maqedonisë mundohen ta kuptojnë njëri tjetrin: – “Dasma e Përgjakshme”, apo ri-shkrimi i një vepre të madhe klasike ballkanase.

“Balkans’ not dead” rrëfen tregimin mbi takimin e dy kombeve. Në fillim të shekullit njëzet, krahina e Maqedonisë ndodhet nën okupimin Turk. Osmani dhe shërbëtori i tij, Rasimi, mbjellin terror mbi popullatën. “Komitët”, luftëtarët për çlirimin e Maqedonisë, rezistojnë aq mirë sikur të ishin vet djalli. Kryesuesi i tyre Spase është në lidhje mjaft të ngushtë dashurie me Cvetën. Dashuria, si model ideal i ndjenjave të mëdha, përshkon dhe dominon tërë shfaqjen. Ajo i obligon të dy grupet që të takohen dhe ta kuptojnë njëri-tjetrin. Por këto marrëdhënie të pamundura midis myslimanëve dhe të krishterëve, lindin drama dhe ndarje ndër-familjare.

“Gjëja që ishte me interes për ne, në këtë shfaqje, ishte takimi i botës perëndimore të krishterë dhe Turqisë orientale, që është temë relevante edhe sot, pa marrë parasysh njerëzit e përfshirë dhe kufijtë e prekur”, shpjegon Dominique Dolmieu. Nuk ka dyshim se është një shfaqje me plot elan. “Synimi ynë është që ta bëjmë audiencën të mendojë”. Protagonistëve ju parashtrohen dilema të mëdha, konfrontohen me shijen e parasë, tradhtisë, dhunës dhe vrasjes.

Kjo pjesë shfaqet që nga 18 deri më 29 mars në Paris, në Teatrin Opprimé, më 3 prill në Prishtinë, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa më 5 prill në Shkup, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë.