Site icon Telegrafi

Baliqi: S’jemi për titull

“Minatorët” liruan shumë futbollistë, madje edhe ata që llogariteshin si kyç në ekip. Trepça edhe është përforcuar, dhe më i peshuari mendohet të jetë rikthimi i Emin Baliqit. Kjo për të krijuar një ekip me lojtarë të rinj të kombinuar mirë me ata me përvojë që në kampionatin e ardhshëm kjo skuadër përsëri të kthehet në fronin e luftës për titull.

“Është e vërtetë që kemi hequr dorë nga titulli i kampionit. Skuadra është duke punuar që ta ripërtërijë ekipin dhe në bashkëpunim me disa lojtarë me përvojë, të krijojë një skuadër stabile. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se në jemi dorëzuar krejtësisht. Ne do të luftojmë që të ngjitemi sa më lart në tabelë”, ka thënë Baliqi, duke shtuar se ndonëse synimet janë të kufizuara ata kanë mesazhe për skuadrat tjera se nuk do ta kenë lehtë me ta.

“Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë. Po punojmë me angazhim maksimal e çka është më e rëndësishmja atmosfera në skuadër është e mirë. Unë them se pavarësisht se nuk jemi skuadër konkurrentë të tjerët do ta kenë shumë vështirë me neve. Trepça’89 edhe pse nuk është në luftë, do ta ketë peshën dhe fjalën e vet në këtë kampionat”, vlerësoi mesfushori me përvojë, duke shtuar se në pranverë ekipet që do të luftojnë për titull janë Llamkosi, Prishtina e Ferizaj, derisa favorizon Llamkos Kosovën për shkak të diferencës së madhe të pikëve që ka ndaj ndjekësve të saj. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version