Telegrafi

Baliqi nënshkruan për Drenicën

Ai ndjehet i lumtur me këtë transferim derisa ka falënderuar skuadrën e Trepçës dhe tifozët “Torcida” për mbështetjen që i kanë dhënë. Drenica përveç Baliqit, tashmë ka angazhuar edhe mitrovicasin tjetër Visar Shkupollin si dhe futbollistin e Hajvalisë, Granit Ahmetin.

Skuadra nga Skenderaj, në stinorin pranveror synim e vetëm e ka mbijetesën. Andaj përforcimet e fundit të sjella në taborin kuqezi, e bëjnë trajneri Tahir Lushtaku të ndihet më i relaksuar, pasi që beson se më përvojën e tyre pa problem do të arrijë objektivin e mbijetesës, raporton Zëri./Telegrafi/